IN MEMORIAM
Ndërroi jetë, Gazmend Sinani
23 June, 2018 @9:09
Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani, ka ndërruar jetë sot tragjikisht, pas një aksidenti rrugor.
Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala, njofton FBK.
Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme.
Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.
Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone.
Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli për Leeds Force, ndërsa dje bashkë me të gjithë lojtarët e përfaqëuses përfunduan pjesën e stërvitjeve në Gjakovë para ndeshjeve të radhës kualifikuese me reprezentacionin e Kosovës.