REPREZENTACIONI
Nisin stërvitjet në Gjakovë
18 June, 2018 @16:26
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll këtë javë do të zhvillojë stërvitjet, për dy ndeshjet e fundit dhe vendimtare të Grupit C kualifikues për Botëror, në Shani Nushi të Gjakovës.
Prej datës së sotme deri më 23 qershor ekipi do të stërvitet dy herë në ditë (10:00-12:00 dhe 18:00-20:00), ndërsa aty përveç selektorit Brad Greenberg do të jetë edhe trajneri kondicional Ugur Vural.
Pas këtyre stërvitjeve, ekipi do të kthehet në Prishtinë për përgatitjet përfundimtare para dueleve të 28 qershorit dhe 1 korrikut, kur ndeshet me Hungarinë dhe Poloninë përkatësisht.