FTESA E KOSOVËS
Altin Morina dhe Valon Bunjaku ftohen nga Greenberg
8 June, 2018 @16:19
Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, ka ftuar 17 basketbollistë për dy përballjet e fundit të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Altin Morina është emër i ri në përfaqësueses, ndërsa aty Greenberg ka gjetur vend edhe për Valon Bunjakun, që deri tash ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës.
Lista e gjërë e lojtarëve, do të shkurtohet në 12, pas stërvitjeve të para.
Emra të rinj në përfaqësuese janë edhe Mikaile Tmusic, pastaj Dardan Kapiti, një talent që pritet të shpërthejë si dhe Rinor Peci.
DUELET DHE STËRVITJET
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nga dita e hënë (11 qershor) do të grumbullohet në Prishtinë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese të Dritares së Tretë të Kupës së Botës “Kina 2019”.
Stërvitja e parë do të mbahet të hënën me fillim nga ora 18:00, ndërsa më pas Përfaqësuesja jonë do të startoj me nga dy herë në ditë stërvitje, 10:00-12:00 dhe 18:00-20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Kosova më 28 qershor do të përballet me Hungarinë, kurse më 1 korrik do të ballafaqohet me Poloninë.
Të dyja ndeshjet Përfaqësuesja jonë do t’i luaj me fillim nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në Grupin C bëjnë gara Lituania, Kosova, Hungaria dhe Polonia. Prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do të vazhdojnë garat në raundin e radhës.
FTESAT:
Lista e gjerë e basketbollistëve: |
1. Dardan Berisha 2. Erjon Kastrati 3. Lis Shoshi 4. Fisnik Rugova 5. Urim Zenelaj 6. Leonard Mekaj 7. Samir Zekiqi 8. Granit Rugova 9. Alban Veseli 10. Ergin Grosha 11. Rinor Peci 12. Valon Bunjaku 13. Mikaile Tmusic 14. Altin Morina 15. Gazmend Sinani 16. Dardan Kapiti 17. Shawn Jones |
||
Stafi i trajnerëve: |
1. Brad Greenberg-Përzgjedhës i Kosovës 2. Ernie Lee Nestor - Ndihmëstrajner 3. Andin Rashica – Ndihmëstrajner 4. Ugur Vural – Trajner i kondicionit |
||
Stafi mjekësor: |
1. Merkur Dobroshi (mjek) 2. Kujtim Shala (fizioterapeut) 3. Admirim Krasniqi (fizioterapeut) |