WARRIORS
Iguodala mungon në duelin e dytë
4 June, 2018 @0:42
Aloja i Golden State Warriorsit, Andre Iguodala, do të mungojë në përballjen e dytë të serisë finale ndërmjet Warriors dhe Cleveland Cavaliers.
Njoftimin e ka bërë të ditur trajneri i kampionëve, Steve Kerr, në konferencën për shtyp para ndeshjes që nis në ora 2 të mëngjesit.
Iguodala u lëndua në duelin e tretë të finales së Konferencës Perëndimore, në përballjet e ëarriorsave me Rocketsat.
Njejtë, Kerr ka bërë të ditur se edhe Klay Thompson do të kuptohet para lojës a është i gatshëm që të paraqitet në parket.
Kjo, për shkak të një lëndimi të lehtë në gjurin e majtë të lojtarit.
Me fillim në ora 2:00 zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale, ëarriors - Cavs, ndërsa epërsinë në seri e ka ëarriors, që mposhti pas vazhdimeve në duelin e parë Cavsin.