MEDIA
Abdul-Jabbar: Lebron, legjendë e gjallë
3 June, 2018 @9:29
Nëse ka dikush që po e pëlqen dhe ia vlen të përmendet, është Karrem Abdul-Jabbar.
Legjenda e dikurshme e NBA-së, që ende mban rekordin për më së shumti pikë të shënuara në NBA, ka thënë se basketbollisti i Cleveland Cavaliersit, LeBron James është legjendë e gjallë.
Abdul-Jabbar ka shkruar në The Guardian se James është pjesë e më të mëdhenjëve.
“LeBron është njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të këtij sporti. Kombinimi inteligjent i lidershipit, shënimeve, kërcimeve dhe pasimeve klinike po e dërgon lojën e basketbollit në një nivel tjetër. Sikurse Michael Jordan, Jerry West, Larry Bird, Magic Johnson që kanë bërë më parë... Në fakt, për ata që shikojnë PlayOff, Bill Russell ka qenë tetë herë me radhë në finalen e NBA-së dhe ekipi i tij i ka fituar të tetat…” ka shkruar ndër të tjera legjenda që titullin e parë të kampionit e ka fituar në 1971, ndërsa të fundit më 1988.
“LeBron James edhe njëherë do të na demonstrojë neve në parket se ai është legjendë e gjallë, derisa e udhëheq madhërishëm ekipin në finale, pa marrë parasysh a humbin a fitojnë,” kanë qenë fjalët e Abdul-Jabbarit.
Kareem gjithashtu ka treguar se cili është lojtari më i mirë në botë është një term që i përshtatet gazetarëve sportivë dhe tifozëve, ndërsa lojtarët nuk i shikojnë gjërat kështu.
“Tifozët kanë qenë të spekulojnë për këto çështje. LeBron më i mirë se Michael Jordan, apo Kobe Bryant? A jam unë më i mirë apo Wilt Chamberlain, ose Bill Russell ndoshta? Për tifozë dhe gazetarë sportivë kjo është kënaqësi dhe debat pa fund, por shumica e sportistëve këtë çështje e shohin të mërzitshme…” ka shkruar Abdul-Jabbar...
Diçka të tipit si cili do ta shpëtonte botën më shpejtë: Supermani apo Spidermani, apo ndoshta Batmani?