GAME 6: WARRIORS - ROCKETS
Klay 35p, kampioni çon serinë në ndeshjen 7
27 May, 2018 @11:34
Situatat e ndryshme gjatë stinorit, ekipin e quajtur si superekip e kthyen në një ekip normal. Por, Golden State Warriors tashmë janë pranë shpëtimit.
Ata kanë ditur shumë mirë që të përmbysin epërsinë e Houston Rocketsit në pjesë të dytë dhe kanë shfrytëzuar mungesën e të lënduarit Chris Paul për të barazuar serinë e finales së Perëndimit në 3-3, duke e mposhtur James Hardenin dhe kompaninë e tij me rezultat bindës, 115-86.
Trioja e fuqishme e luftëtarëve, Klay Thompson (35 pikë, 9 treshe nga 14 tentime), Kevin Durant (23 pikë) dhe Stephen Curry (29 pikë) shënuan aq pikë sa për të përmbysur gjithçka të krijuar nga raketat.
Performanca tepër e mirë e James Hardenit (32 pikë, 7 kërcime e 9 asistime), nuk mjaftoi për të çuar ekipin në finalen e madhe të NBA-së dhe tash gjithçka duhet të vendoset në ndeshjen e shtatë finale të Konferencës, që zhvillohet në Houston, me fillim në ora 03:00 më 29 maj.