SHPËRBLIMET E FEDERATËS
Sa fitoi Bashkimi, sa Prishtina?
24 May, 2018 @16:01
Pas përfundimit të stinorit 2017/18 të Superligës së Kosovës në basketboll dhe triumfit historik të Bashkimit, tashmë ekipet kanë të qarta se sa do të shpërblehen nga FBK-ja.
Bashkimi, si kampion i Kosovës do të përfitojë 12 mijë euro nga FBK-ja, ndërsa Sigal Prishtina si nënkampion do t’i merr 6 mijë euro.
Më parë janë ditur ekipet gjysmëfinaliste, Rahoveci dhe Ylli, që do të marrin nga 3 mijë euro.
Këto shpërblime vinë pas Vendimit të Bordit të FBK-së në tetor të vitit të kaluar ku ishte thënë se ekipet do të shpërblehen në të holla për të arriturat e tyre në fund të stinorit.
Nga ky Vendim, ka përfituar edhe ekipi i femrave të Bashkimit, pasi që kampioni i Ligës së Femrave është shpërblyer me 2 mijë euro.
SHPËRBLIMET:
Kampioni i Superligës: | KB Bashkimi | 12'000€ | |
Nënkampioni i Superligës: | KB Prishtina | 6'000€ | |
Gjysmëfinalistët: | KB Rahoveci dhe KB Ylli | nga 3'000€ | |
Kampionia e Ligës së Femrave: | KB Bashkimi | 2'000€ |