FTOHET NË REPREZENTACION
Tmusic ftohet, por s’mund të ndihmojë Kosovën tash
26 May, 2018 @15:08
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Bashkimit këtë stinor, Mikaile Tmusic, që është lindur në Kosovë ka marrë ftesën nga reprezentacioni i Kosovës në basketboll.
FTOHET TMUSIC
Mirëpo, siç shkruan Koha ditore, ai nuk do të mund të ndihmojë reprezentacionin tani, pasi që ka probleme private që duhet t’i zgjedh në Mal të Zi gjatë kohës kur Kosova do të zhvillojë ndeshjet kualifikues për në Kampionatin Botëror “Kina 2019”.
25 vjeçari qe tre vite është lojtar i Bashkimit dhe çdo stinor po shënon ngritje në lojën e tij. Këtë stinor ai luajti me 15.7 pikë mesatare, 4.4 kërcime dhe 3.8 asistime.
“Jam i nderuar me ftesën, por kam folur me zyrtarë të Federatës. Kam disa probleme private në Mal të Zi dhe duhet t’i zgjidh. Pasi të kryejë këtë, atëherë do të mund të flasim për ktëë temë. Besoj që do të jem i gatshëm për Kosovën në të ardhmen,” është cituar të ketë thënë Tmusic për gazetën në fjalë.
NDESHJET E KOSOVËS
Kosova do të luan edhe dy ndeshjet e mbetura në Grupin C kualifikues për Kampionatin Botëror. Më 28 qershor Kosova pret Hungarinë, ndërsa më 1 korrik Lituaninë.
Kosova pas kalimit të fazës parakualifikuese, në fazën kualifikuese ende është në kërkim të fitores së parë.
Lider i Grupit C është Lituania dhe ndiqet nga Polonia e Hungaria. Kosova është e katërta, pa fitore. Tre vendet e para nga Grupi C, kalojnë në fazën tjetër kualifikuese për Botëror.