NBA FINALS - GAME 1

Foto: NBAt/fb
Warriors mbijeton pas vazhdimeve ‘grushtin’ e superJamesit
1 June, 2018 @11:08
![]() |
![]() |
|
Golden State Warriors | 124 : 114 | Cleveland Cavaliers |
REZULTATI I KOHËS SË RREGULLT :107-107. Oracle Arena. |
LeBron James ka dhënë gjithçka nga vetja. Ai ka kthyer Cleveland Cavaliersin në lojë, ka shënuar rekord karriere në finale me pikë të shënuara - por në vazhdime Golden State Warriors këndelli sulmin, për të shënuar fitore e për të nisur serinë mbarë, 1-0.
Performancë maestrale nga ana e James. Përfundoi ndeshjen me 51 pikë, duke pasur lojën më të mirë pas stinorit të rregullt. Dominoi në të dy anët e parketit duke shfrytëzuar fizikun e tij, ku shtoi edhe 8 asistime e 8 kërcime, duke shkuar në të tetën ndeshje passezonale me mbi 40 pikë të shënuara!
Edhe Warriors kishin momentet e tyre, por asnjëri nuk mund të krahasohet me performancën madhore të Lebronit.
Por, në fund flet ekipi dhe rezultati.
Steph Curry përfundoi takimin me 29, Kevin Durant me 26, ndërsa Klay Thompson me 24 të tjera. Ekipi i luftëtarëve nuk fali në vazhdime dhe arriti që të dalë fitues për të nisur me fitore serinë finale.
Dueli i dytë i finales së madhe të NBA-së zhvillohet më 4 qershor në ora 2 të mëngjesit.
KOSOVA U18

Foto: fiba.com/arkiv
29 May, 2018 @18:34
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U18, Ibrahim Karabeg dhe ndihmësit e tij Gyltekin Selimi dhe Illmen Bajra e kanë publikuar…
FEMRAT U18

Foto: fiba.com/arkiv
29 May, 2018 @18:27
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U18 (Femrat), Fidan Shatri dhe ndihmësit e tij Pal Syla dhe Arsim Berisha e kanë…
GAME 7: ROCKETS - WARRIORS

Foto: nba/fb
29 May, 2018 @8:39
Kur kishin mbetur edhe 24 minuta lojë, Houston Rockets ishte në epërsi dhe i ishte afruar për dy çerek lojë…
RED BULL REIGN - NATIONAL FINALS

Foto: RBReign/KS
28 May, 2018 @17:34
Skuadra e Che Barit ka shënuar fitore 7-4 në finalen kombëtare të Red Bull Reign dhe me këtë është kualifikuar…
GAME 7: CELTICS - CAVS

Foto: NBA/fb
28 May, 2018 @7:36
Me një ndihmë të vogël nga shokët e tij të skuadrës, LeBron James ka regjistruar emrin e tij në finalen…
GAME 6: WARRIORS - ROCKETS

Foto: nba.com
27 May, 2018 @11:34
Situatat e ndryshme gjatë stinorit, ekipin e quajtur si superekip e kthyen në një ekip normal. Por, Golden State Warriors…
FTOHET NË REPREZENTACION
BOROZANI/ A. P.
26 May, 2018 @15:08
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Bashkimit këtë stinor, Mikaile Tmusic, që është lindur në Kosovë ka marrë ftesën…
GAME 6: CAVS - CELTICS

Foto: NBA/fb
26 May, 2018 @9:54
“Natyrisht, është ndjenjë e mirë të luash edhe një ndeshje. Gjithmonë kam thënë se ndeshja e shtatë është njëra ndër…
KOLUMNE
BOROZANI/ A. P.
25 May, 2018 @22:03
Në vitet 1990’ta, në Prizren (dhe në tërë Kosovën), gjimnazistët nuk i ndiqnin mësimet në objektin shkollor të gjimnazit, aty…
VËLLAZNIMI U16

Foto: KB Vëllaznimi U16 Faceook
25 May, 2018 @19:57
Për herë të tretë me radhë, skuadra e Vëllaznimit U16 do të jetë mysafire në qytetin e Durrësit, ku do…
ALL STAR 2019

18 February, 2019 @10:33
All Stari 2019 përfundoi me ndeshjen e madhe me skuadrat e formuara në nga kapitenët LeBron James e Giannis Antetokounmpo. …
ALL STAR 2019

17 February, 2019 @10:47
Dita e dytë e All Starit 2019, u mbyll me qershinë mbi tortë, garën për ngulitje Slam Dunk. Garuesit në…
ALL STAR 2019

17 February, 2019 @10:43
Fituesi i garës për tre pikë u bë lojtari i Brooklyn Netsit, Joe Harris. Harris arriti të kualifikohet në raundin…
ALL STAR 2019

17 February, 2019 @10:35
Lojtari i Boston Celticsit, Jayson Tatum, ka fituar garën për shkathtësi në All Starin 2019. Tatum në raundin e parë…
ALL STAR 2019

16 February, 2019 @9:18
All Stari 2019 ka filluar me ndeshjen Amerika kundër Botës. Lojtarët që i kanë mbushur dy vjet në NBA dhe…