EKSKLUZIVE
Edon Maxhuni mes Kosovës e Finlandës
4 June, 2018 @15:22
Përkundër faktit që emri i tij figuron në listën e Kosovës U20, Edon Maxhuni nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre këtë verë.
Prej burimeve afër lojtarit, Borozani.com ka mësuar se Edoni ka pranuar ftesë për grumbullim edhe nga Kosova edhe nga Finlanda, por këtë verë ai nuk do të grumbullohet me përfaqësuesen e Kosovës. Fillimisht ai do të jetë pjesë e Finlandës U20 e më pas e përfaqësueses seniore të Finlandës, mirëpo ky nuk është vendimi i tij përfundimtar.
Lojtari në fjalë vendimin përfundimtar, se a do ta zgjedhë Kosovën apo Finlandën, do të bëjë të ditur më vonë, ndërsa këtë verë ai do ta kalojë si pjesë e Finlandës U20 e më pas e skuadrës seniore.
Përgatitjet e Edonit fillojnë të martën e ardhshme, ndërsa me Finlandën ai do të luajë disa miqësore e më pas do të jetë pjesë e kampionatit evropian të grumposhave të reja në Bullgari.