GAME 4: CAVS - WARRIORS
Curry 37p, Durant rekord asistesh - Warriors kampion
9 June, 2018 @9:18
Golden State Warriors me fitoren e sotme 108-81 si mysafir i Cleveland Cavaliers ka bërë serinë 4-0 dhe ka fituar titullin e tretë të kampionit në katër vitet e fundit.
Trajneri i Warriorsit, Steve Kerr, e përshkroi këtë fitore si më të vështirën nga ato të kaluarat, edhe pse ekipi sa i përket finaleve për herë të parë në këto katër vitet e fundit fitoi pastër, 4-0.
Stephen Curry shënoi 37 pikë në ndeshjen e fundit të serisë, ndërsa në anën tjetër LeBron James shtoi 23, në ndeshjen që mund të jetë e fundit për te si lojtar i Cavsit.
LeBron James muajin tjetër mbetet lojtar i lirë.
Basketbollisti që konsiderohet si ndër më të mirët në histori të këtij sporti, në moshën 33 vjeçare aktualisht, ka thënë se s’ka ide ku do ta vazhdojë karrierën. Por, të gjithë e dinë se kjo ka qenë finalja e tetë me radhë për të. E vendimin për ekipin e radhës mund ta vendos edhe familja e tij.
Kevin Durant u zgjedh MVP i finaleve të NBA-së për të dytin vit me radhë, ndërsa sot shënoi 20 pikë, 12 kërcime dhe rekord-karriere në PlayOff prej asistimeve, 10.