Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - YLLI

E treta radhazi, Golden Eagle Ylli përmbys Trepçën

E treta radhazi, Golden Eagle Ylli përmbys Trepçën


24 January, 2021 @19:04

Tre minuta para fundit të ndeshjes Golden Eagle Ylli duke shfrytëzuar gjuajtjet e lira të ardhura si faulime të vendasve, ka marrë avantazhin përfundimtar në lojë dhe ka shkuar drejt fitores në një ndeshje dramatike në Minatori, duke e mposhtur Trepçën, 72-78.

a

Suharekasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi 6 pikëshe në çerek të parë. Por, Trepça me lojë tejet të mirë ka arritur që në çerek të dytë të dalë në epërsi dhe të shtojë atë në çerek të tretë.

E kur pritej që mitrovicasit të shkojnë drejt fitores së tretë me radhë, në skenë ka dalë mbrojtja e Yllit, që s’ka lejuar vendasit të shënojnë pikë dyshifrore brenda 10-minutëshit të fundit dhe duke shënuar 24 pikë ndaj kundërshtarëve për këtë çerek (9-24) kanë arritur te fitorja 72-78.

a

Kjo është fitorja e tretë me radhë për Yllin, ndërsa e gjashta në 7 ndeshjet e fundit për ekipin që po drejtohet suksesshëm nga Fatih Emre Gezer.

Më efikasi te Golden Eagle Ylli sonte ka qenë Mitchell Wilbekin me 24 pikë, ndërsa lojë të mirë kanë treguar edhe Erjon Kastrati që dha 15 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.

a

Gëzim Morina kreu ndeshjen me 12 pikë e 8 kërcime, ndërsa Valon Bunjaku dha 14 pikë e 4 asistime në fitore.

Te Trepça, Ivan Koljevic ishte më efikasi me 17 pikë të shënuara, derisa nuk pushoi për asnjë minutë në ndeshje, duke shtuar në llogari të tij edhe 7 asistime e 9 kërcime.

16 pikë i dha Dillon Smith ndërsa Toutsarakis Stavros shënoi 14 pikë e 4 kërcime. Drilon Hajrizi gjithashtu dha kontribut të rëndësishëm në lojën e djelomshave të Serhat Sehit sonte, por pamjaftueshëm për fitore.

a

Hajrizi i rikthyer te Trepça shënoi 12 pikë, 9 kërcime e 5 asistime.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore Golden Eagle Ylli tash ka bilans 11-6 për të qenë në garë për kreun, ndërsa Trepça mbetet te 4 fitoret, pasi që sonte regjistroi humbjen e 13 të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga