VËLLAZNIMI
Edhe Bujar Qeku mbetet te Vëllaznimi
28 September, 2020 @21:40
Basketbollisti pejan Bujar Qeku, sikurse Roni Koshi, ka vazhduar kontratën me skuadrën e Vëllaznimit.
Bujari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën gjakovare.
Qeku në stinorin e kaluar kishte më së shumti kërcime te Vëllaznimi, gjithsej (136 kërcime në 12 ndeshje).