E FUNDIT
Edhe Musab Mala vazhdon me Bashkimin
30 September, 2020 @16:40
Playmakeri i ri i skuadrës së Bashkimit, Musab Mala, ka vazhduar kontratën me Bashkimin edhe për 1-sezon.
Mitrovicasi 23 vjeçar që ka pasur një stinor të kaluar me lëndime te portokallezinjtë nga Prizreni, ka bindur drejtuesit e skuadrës për të qenë pjesë e ekipit përkundër të gjithave.
Kështu, Mala do të jetë pjesë e Bashkimit edhe në stinorin 2020/21, ndërsa Bashkimi ka vazhduar suksesshëm mbajtjen e bazës së skuadrës, pas vazhdimit të kontratës me trajnerin Illmen Bajra dhe kapitenin Qëndrim Biraj e Ujkan Karanezin.
Bashkimi këtë stinor nuk do të jetë pjesë e garave ndërkombëtare, ndërsa nuk është paraqitur nga FBK edhe për pjesëmarrje në Ligën Unike.