Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E KOSOVËS

Edhe zyrtarisht: Superkupa në Prishtinë!

Pamje arkivore e Superkupës/ Foto: TOPSPORTI/ E. Driza

Edhe zyrtarisht: Superkupa në Prishtinë!


21 November, 2022 @13:40

Superkupa e Kosovës në basketboll, që organizohet në formë turneu ku marrin pjesë tetë ekipet e Superligës, është vendosur të organizohet në Prishtinë, përkatësisht në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Federata e Basketbollit të Kosovës para pak çastesh ka zyrtarizuar vendimin e Bordit, ndërsa aty janë saktësuar edhe datat e mbajtjes së turneut të Superkupës që janë prej 7 deri më 11 dhjetor 2022.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë dhe njëherësh e ka miratuar këtë ofertë, si dhe e ka udhëzuar KB Sigal Prishtina që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës”
.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga