Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LËVIZJE NË PRIZREN

Edin Kërveshi ndahet nga KB Prizreni

TOPSPORTI/ Arkiv/ D. S.

Edin Kërveshi ndahet nga KB Prizreni


23 July, 2022 @13:26

Ndihmës-trajneri i deritashëm i KB Prizrenit, Edin Kërveshi, përmes një postimi në llogarinë e tij personale të Facebookut, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me ekipin bardhezi nga qyteti i tij.

Ai ka falenderuar kryetrajnerin Arbnor Rifati dhe secilin prej kryesisë e mëposhtë, duke shprehur mirënjohjen për kohën e kaluar aty, që kapin rreth katër vite punë.

“Ju shpreh mirënjohje dhe falenderime të sinqerta për bashkëpunimin afër 4-vjecar. Falë angazhimit dhe besimit që ndërtuam në klub gjatë këtyre viteve, besojmë që i dhamë komunitetit të basketbollit një atraktivitet, në të mirë të sportit prizrenas,” ka shkruar ndër të tjera Kërveshi.

Njëjtë, edhe KB Prizreni ka bërë një falenderim për trajnerin Kërveshi!

Me shumë gjasa Kërveshi pritet të kalojë te klubi tjetër prizrenas, KB Bashkimi!


 
Të gjitha lajmet nga