KAPITENI I PRISHTINËS

Pas shumë titujve e kupave, legjenda e ekipit duhet të ndihmojë në fitore për mbijetesë/ Foto: FBK
Edmond Azemi: Vetëm fitore
4 April, 2021 @11:52
Kapiteni dhe legjenda e ekipit të Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, ka qenë i qartë në deklaratën e tij para ndeshjes jetike për Vëllaznimin dhënë Kohës ditore.
“Vetëm fitorja na siguron pozitën e shtatë. Atë e kemi synim fillimisht, pastaj varemi nga rezultatet tjera dhe ndoshta në xhiron e fundit e sigurojmë edhe PlayOffin,” ka thënë basketbollisti më me përvojë në kampionatin elit të basketbollit vendor.
Azemi ende është lider i padiskutueshëm i ekipit, që është rekord-kampion dhe rekord fitues i Kupave në Kosovë.
Por, Sigal Prishtina po e përjeton stinorin më të vështirë në histori të klubit. Asaj i nevojiten dy fitore në dy xhirot e fundit për të siguruar mbijetesën, e varësisht nga rezultatet e Bashkimit e Trepçës, atëherë do të mund të dalin edhe në çerekfinale të PlayOffit.