Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITON RRACI

Nesër për jetë a vdekje! Kapiteni i Vëllaznimit u bënë thirrje tifozëve para ndeshjes me Prishtinën

Nesër për jetë a vdekje! Kapiteni i Vëllaznimit u bënë thirrje tifozëve para ndeshjes me Prishtinën


3 April, 2021 @22:05

Ndeshja e nesërme ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës është për ‘jetë a vdekje’ për të dyja skuadrat.

Vëllaznimi me një fitore të mundshme do t’i shpëtojë rënies direkte dhe do të ketë mundësi për të shpresuar Play Off-in, derisa Prishtina po ashtu e ka të domosdoshëm fitoren në mënyrë që të mbetet në Superligë.

Para kësaj ndeshjeje mjaft vendimtare, kapiteni i gjakovarëve, Driton Rraci, u ka bërë thirrje tifozëve të Vëllaznimit, “Kuqezinjët e Jakovës”, duke premtuar se do të jepet maksimumi në parket.

“Kuqezinjët e Jakovës & 1927, nesër me ju do ishte çdo gjë më e lehtë. Ju premtoj që do japim maksimumin në parket deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës luhet nesër (e diel) nga ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi” të Gjakovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga