Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - RAHOVECI

Trepça me një hap në Play Off, Rahoveci humb gjasat për vend të parë

Trepça me një hap në Play Off, Rahoveci humb gjasat për vend të parë


3 April, 2021 @20:36

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e sontme të zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Xehetarët e mposhtën pretendentin për kreun e tabelës, Rahovecin me rezultat 71-60.

Çereku i katërt ishte vendimtar, pasi që vendasit krijuan dallim të konsiderueshëm në rezultat për të pritur fundin e takimit në qetësi.

Dino Butarac me 23 pikë ishte më meritori në këtë fitore të Trepcës, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe Drilon Hajrizi që shënoi 18 pikë të tjera.

Në anën tjetër, te Rahoveci më i dalluari ishte Darrell Davis me 16 pikë e 3 kërcime.

TABELA AKTUALE

Ky rezultat Rahovecit ia humbi mundësinë për të përfunduar në pozitën e parë në tabelë, të cilën tani edhe matematikisht e ka siguruar Ponte Prizreni, ndërsa Trepça me këtë fitore edhe matematikisht i ka shpëtuar rënies direkte dhe tani është shumë afër Play Off-it.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga