KONFIRMOHET LIDERI

Ponte Prizreni bëhet kampion i pjesës së rregullt me dy lojë më pak
3 April, 2021 @21:08
Humbja e Rahovecit sot përballë Trepçës, përveç skuadrës xehetare i ka konvenuar edhe liderit të Superligës, Ponte Prizrenit.
Ekipi prizrenas me këtë rezultat të kundërshtarit edhe matematikisht e ka siguruar të përfundojë në pozitën e parë në tabelë, megjithëse ende nuk i ka zhvilluar dy ndeshjet e fundit të pjesës së rregullt në kampionat.
Ponte Prizreni do të luajë nesër kundër Bashkimit dhe më pas në xhiron e radhës kundër Trepçës ‘sa për sy e faqe’, pasi që edhe nëse i humb këto dy ndeshje dhe Rahoveci ose Ylli barazojnë pikët, në fund Ponte Prizreni do të renditet përsëri më lartë për shkak të rezultatit më të mirë në ndeshjet e ndërmjetme.