FINAL SERIES: BASHKIMI F - PRISHTINA F
Epërsi e thellë pas pjesës së parë
20 April, 2019 @19:52
Duket se Prishtina është më afër fitores në Sezai Surroi sonte, në kuadër të ndeshjes së tretë finale të PlayOffit të Ligës së Femrave.
Pas çerekut të parë të përfunduar me rezultat 11-18, vashat bardhekaltëra kanë fituar edhe çerekun e dytë me 15-23 për të shkuar në pushim me 15 pikë epërsi pas pjesës së parë, 26-41.
Braennan Farrar është më efikasja te Prishtina aktualisht me 12 pikë të shënuara. Kurse te Bashkimi po dallohet amerikanja Danisha Shaw me 10 të shënuara.