PLAY OFF QUARTERS GAME 2: TREPÇA - BASHKIMI
Bashkimi shpërthen në fund, siguron gj’finalen
19 April, 2019 @20:35
Kampioni aktual i Kosovës Bashkimi ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë të serisë çerekfinale të PlayOffit ndaj Trepçës në Mitrovicë dhe kështu ka siguruar gjysmëfinalen pa pasur nevojë për ndeshje shtesë.
Prizrenasit përveç çerekut të parë kur dështuan keq, në të gjithë pjesët tjera të lojës kanë treguar veten dhe dalëngadalë kanë afruar epërsinë për të nisur çerekun e fundit 8-0 dhe për të marrë epërsinë, që ndërrohej herë pas here.
Në fund, kur rezultati ishte 85-86 në të mirë të Bashkimit, derisa topi ishte te Trepça, Besnik Azemi nuk shënon dhe me kërcimin e Drilon Hajrizit Jordan Capps shënon për 85-88 që në fund nga vendasit vetëm u bë 86-88 dhe Bashkimi siguroi gjysmëfinalen.
Trepça e nisi më mirë ndeshjen dukshëm. Mitrovicasit përfunduan çerekun e parë me 11 pikë dallim, 29-18. Më pas Bashkimi nisi të rikthehej në lojë, duke përfunduar çerekun e dytë me 20-22.
Ngushtë shkoi edhe çereku i tretë në të mirë të Bashkimit 21-22. E çerekun e katërt Bashkimi e nisi 0-8 për të barazuar rezultatin që çoi dramën deri në fund të takimit për ta fituar atë.
Dyshja Jordan Capps dhe Drilon Hajrizi përsëri kanë qenë të jashtëzakonshëm. Capps shënoi 29 ndërsa Hajrizi 28 pikë në fitore. Capps shtoi edhe 4 asistime e 4 kërcime, ndërsa Hajrizi 8 kërcime e 4 asistime.
Te Trepça më i miri sonte ka qenë Aaron Anderson me 18 pikë, 5 kërcime, 5 asistime dhe 3 topa të rrëmbyer që nuk mjaftuan.
Këtu përfundon stinori për Trepçën, derisa Bashkimi tash do t’i dalë në mejdan Prishtinës në gjysmëfinale.