KB VËLLAZNIMI
Ridley në dyshim për ndeshjen vendimtare
19 April, 2019 @15:57
Me fillim nga ora 19:00, nesër Feronikeli e Vëllaznimi përballjen në ndeshjen e tretë të serisë finale, ndeshje e cila do ta përcaktojë skuadrën që inkuadrohet në Superligë sezonin e ardhshëm.
Në dy ndeshjet e para të serisë, Vëllaznimi ishte pa amerikanin Taaj Ridley, i cili pësoi një lëndim në stërvitjen para ndeshjes së parë të serisë, derisa në një bisedë ekskluzive për TopSporti.com, Ridley tha që paraqitja e tij nesër mbetet në dyshim.
“Nuk e di ende se a do të luaj apo jo. Jam duke u rikuperuar dhe do të provoj të kthehem, por ende nuk e di se a do të jem i gatshëm në kohë për ndeshjen.
Do të vendosim nesër.” - u shpreh Ridley për TopSporti.com.
Ridley ishte një nga lojtarët më të dalluar të Vëllaznimit në Kupën e Kosovës në kuadër të Ligës së Parë, garë të cilën Vëllaznimi e mbylli si nënkampion pas humbjes pikërisht nga Feronikeli në çastet e fundit të ndeshjes.