PREJ INFORMATORIT
Treshja e referëve Rahoveci - Prizreni, dënohen
19 April, 2019 @14:18
Gjyqtarët e ndeshjes së parë të serisë çerekfinale të Play Offit, Rahoveci - Prizreni, janë dënuar nga Komesari i Garave.
Xhelal Mumini dhe Visar Bunjaku dënohen nga 2 ndeshje mosdelegim, ndërsa Dardan Maxhuni me një, sipas Nenit 54.9 (Ndarja jo e mirë e drejtësisë sipas raportit të Kontrollorit të ndeshjes apo shiqimit të video xhirimit të ndeshjes, 1-2 ndeshje mos delegim) të Propozicioneve të Garave.
Në këtë ndeshje gjithashtu u dënuan edhe dy lojtarët e Prizrenit. Qëndrim Ajazaj me 50 euro dhe Urim zenelaj me 100 euro, për shkak të gabimeve teknike.