FERONIKELI - VËLLAZNIMI
Caktohet termini për ndeshjen e tretë finale
19 April, 2019 @15:38
Pas fitores së shënuar mbrëmë nga Vëllaznimi, seria mes Feronikelit dhe Vëllaznimit, që po luftojnë për t’u inkuadruar në Superligë sezonin e ardhshëm, është barazuar në 1-1.
Prandaj, skuadra që e siguron biletën për Superligë do të kuptohet nesër mbrëma, me ndeshjen që është caktuar të luhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 19:00 në palestrën sportive të Drenasit, kjo pasi që Feronikeli ka përparësinë e terrenit pasi që ka përfunduar para Vëllaznimit në sezonin e rregullt të Ligës së Parë
Skuadra që e fiton takimin e nesërm inkuadrohet direkt në Superligë, derisa skuadra humbëse mundësinë e fundit për Superligë e ka përmes Play Out-it, ku përballet me Lipjanin, vendin e parafundit të Superligës.