TOP 5 / KUPA E KOSOVËS / LIGA E PARË
TOP 5-shja e Kupës së Kosovës (Liga e Parë)
7 March, 2019 @15:06
Sivjet për herë të parë është luajtur edhe Kupa e Kosovës në kuadër të Ligës së Parë.
Fituesi i Kupës së Kosovës në Ligën e Parë u shpall Feronikeli, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat minimal 80-81.
TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e Kupës së Kosovës në kuadër të Ligës së Parë, bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e Kupës në Ligën e Parë e përbëjnë: Arion Balluku (Vëllaznimi), Arti Hajdari (Feronikeli), Beqë Kovaçi (Feronikeli), Taaj Ridley (Vëllaznimi) dhe Mustafë Merovci (Feronikeli).
Arion Balluku dhe amerikani Taaj Ridley, ishin dy lojtarë nga finalisti Vëllaznimi në TOP 5shen. Balluku gjatë këtyre ndeshjeve luajti me 12 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime për ndeshje, kurse Ridley pati mesatare prej 22.5 pikëve, 6 kërcimeve e 3 asistimeve.
Kurse nga fituesi i Kupës në pesëshe futen Arti Hajdari, Mustafë Merovci e Beqë Kovaçi. Hajdari luajti me mesatare prej 21.5 pikëve, 7 kërcimeve e 6 asistimeve për ndeshje, Merovci me 14 pikë, 7.5 kërcime dhe Kovaçi me 11 pikë, 5.5 kërcime e 4 asistime për ndeshje për Feronikelin.