PRISHTINA - VARESE
Performancë heroike e Prishtinës, vendoset në Itali
6 March, 2019 @22:19
Prishtina ka treguar lojën ndoshta më të mirë të saj në histori të klubit përkundër rezultatit të ndeshjes.
Pas një çereku të parë të dobët, bardhekaltërit e drejtuar nga Damir Mulaomerovic kanë arritur që në çerekun e dytë dhe të tretë të bëjnë të pamundurën për të marë epërsinë 8 pikëshe para 10 minutave të fundit të ndeshjes.
Por, në çerekun e fundit italianët me përvojën e tyre kanë marrë fitoren me tre pikë dallim, që nuk do të thotë se është humbur gjithçka për ndeshjen e kthimit, 77-80 [12-25, 20-12, 28-15 dhe 17-28] për Prishtinën.
Dardan Berisha ka shënuar 21 pikë, 3 kërcime e 3 asistime në këtë ndeshje, ndërsa 18 të tjera shtoi Divine Myles që dha edhe 1 asistim dhe 2 kërcime për ekipin.
Ahmed Bashir ka qenë lojtari tjetër që ka shënuar pikë dyshifrore te Prishtina. Ai përfundoi takimin me 11 pikë e 8 kërcime.
Te Varese, Dominique Archie ka qenë më i miri. Ai shënoi 22 pikë, 7 kërcime për ekipin, ndërsa luajti 12 minutat e fundit të ndeshjes me 4 gabime personale.
Jean Salumu shtoi 13 pikë, ndërsa Aleksa Avramovic dha 11 pikë e 3 asistime në fitoren e ekipit.
Ndeshja e kthimit Varese-Prishtina luhet pas një jave në Itali, ku Prishtina me fitore katër pikëshe dallim, do të mund të arrijë çerekfinalen e FIBA Europe Cup.