NDAHEN ME QENDRËN

Fahro Alihodzic largohet nga Bashkimi
18 January, 2023 @22:56
Qendra boshnjake e Bashkimit, Fahro Alihodzic, nuk do të jetë më pjesë e klubit portokallezi nga Prizreni. Siç ka bërë të ditur Bashkimi, me lojtarin në fjalë janë ndarë me marrëveshje, ndërsa i kanë dëshiruar suksese në karrierën e mëtutjeshme.
Alihodzic 33-vjeçar ka luajtur me mesatare prej 12.2 pikëve, 7.3 kërcimeve dhe 1.5 asistimeve te Bashkimi, ndërsa kishte qenë pjesë e ekipit që prej fillimit të këtij stinori.
“Fahro Alihodzic më nuk do të jetë pjesë e klubit tonë. Me marrëveshje të dyanshme, e kemi shkëputur kontratën me Fahron, i cili ka qenë pjesë e jona prej fillimit të sezonit. Klubi e falënderon Fahron për angazhimin dhe i dëshiron suksese të mëtejme në karrierë. Faleminderit Fahro!” - ka thënë njoftimi i klubit prizrenas.
Bashkimi është i pesti në renditjen tabelare të Superligës, ndërsa ka bilanc 8-10 pas 18 xhirosh të zhvilluara në Superligë. Në xhiron që vjen prizrenasit udhëtojnë në kryeqytet për tu ndeshur me Prishtinën, që është në formë të mirë të rezultateve.