Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHIFRAT

FBK boton shikueshmërinë nëpër palestra, Trepça më e shikuara!

FBK boton shikueshmërinë nëpër palestra, Trepça më e shikuara!


30 May, 2023 @11:11

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) për herë të parë në histori të saj ka botuar numrin e plotë të shikuesve nëpër palestra të Kosovës në fund të sezonit. Sipas statistikave të botuara, në playoff për kah shikueshmëria kampione është Trepça me 17 mijë sosh në pesë ndeshjet si vendas që i kishte. Pas saj vjen Peja me 9 mijë, ndërsa më së paku i shikuar është Bashkimi, me 150 sosh.

Gjatë stinorit të rregullt, gjithashtu kampione del të jetë Trepça që ka arritur shifrën e 23 mijië e 700 shikuesve, rreth 1 mijë mbi Vëllaznimin që është i dyti në këtë listë. Pas këtyre është renditur Peja, që është ekipi i tretë dhe i fundit që kalon shifrën e 20 mijë shikuesve për sezon.

PLAYOFF:

1. Trepça (5-ndeshje si vendas) 17000 shikues;
2. Peja (4-ndeshje si vendas) 9000 shikues;
3. Prishtina (3-ndeshje si vendas) 6500 shikues;
4. Ylli (3-ndeshje si vendas) 3100 shikues;
5. Vëllaznimi (1-ndeshje si vendas) 200 shikues;
6. Bashkimi (1-ndeshje si vendas) 150 shikues.

STINORI I RREGULLT:


Secila skuadër nga 14-ndeshje si vendas:

1. Trepça, 23700 shikues;
2. Vëllaznimi, 22600 shikues;
3. Peja, 20900 shikues;
4. Prishtina, 11600 shikues;
5. Ylli, 10800 shikues;
-. Rahoveci, 10800 shikues;
7. Bashkimi, 6400 shikues;
8. Prizreni, 5350 shikues.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga