Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI ZYRTARIZON

Ferizaji përforcon sulmin e ekipit, siguron tetovarin me përvojë

Foto: FCFerizaji/ fb

Ferizaji përforcon sulmin e ekipit, siguron tetovarin me përvojë


30 June, 2025 @19:33

Ekipi i Ferzajit, që në stinorin 2024/25 iu rikthye Superligës dhe pati paraqitje mjaft të mira në pranverë duke tentuar edhe garat evropiane, ka bërë të ditur se ka shtuar forcë në radhët e ekipit duke shtuar në repartin ofanziv të skuadrës, sulmuesin nga Tetova, Remzifaik Selmani.

Futbollisti 28-vjeçar që përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e ekipeve kryesisht nga Maqedonia Veriore dhe ka pasur aventura të shkurtëra në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa ka kaluar një gjysmëstinor në Hungari, së fundi ishte pjesës e Besës së Dobërdolit nga Maqedonia Veriore.

Ai në stinorin 2024/25 dha 9 gola dhe shënoi 4 asistime në emër të tij përgjatë stinorit të kaluar në elitën e futbollit verimaqedonas, ndërkaq Ferizaji i ka ofruar kontratë 2-vjeçare atij.

Selmani është shprehur i lumtur që iu bashkangjit Ferizajit, ndërsa në deklaratën e parë të tij të dhënë për ekipin bardhekaltër ka thënë: “Jam shumë i lumtur që i bashkohem FC Ferizajt. Kam ndjekur zhvillimin e klubit dhe besoj në projektin që po ndërtohet. Do të jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe ndeshje, me synimin që të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat. Jam gati të jap gjithçka për këtë fanellë dhe për tifozët që e duan këtë klub.”


 
Të gjitha lajmet nga