Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENAS

Feronikeli’74 drejt Banksos

Feronikeli’74 drejt Banksos


30 June, 2025 @23:26

Ekipi që në stinorin 2024/25 ra nga Superliga e Kosovës, Feronikeli’74, ka bërë të ditur se më 3 korrik do të nis përgatitjet për stinorin e ri. Në stinorin 2025/26 Feronikeli’74 do të garojë në Ligë të Parë të Kosovës, që do të jetë e përbashkët dhe do të përbëhet nga 18 ekipe.

Për më tepër, Nikli ka njoftuar se trajneri Granit Dervisholli me stafin teknik të skuadrës kanë bërë përgatijet dhe planifikimet për stërvitjet e para që do të fillojnë në “Rexhep Rexhepi”.

Kurse, drejtuesit e klubit kanë rezervuar një përgatitje jashtë vendit, ku për 10 ditë do të qëndrojnë në Bansko të Bullgarisë, për tu përgatitur sa më mirë për edicionin garues të radhës në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga