Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP @ GAMEWEEK 21

Fisnik Rugova, MVP i xhiros XXI

Fisnik Rugova MVP i xhiros XXI. Në foto duke shutuar ndaj dikur kundërshtarit, tash bashkëlojtarit I. Koljevic/Foto: KBRahoveci./Sh. Berisha

Fisnik Rugova, MVP i xhiros XXI


7 March, 2022 @22:56

Basketbollisti prishtinas me përvojë, që këtë stinor po djersit fanellën e KB Rahoveci, Fisnik Rugova, është përzgjedhur MVP i xhiros XXI në Superligë, pas performancës së treguar në ndeshjen jetike për ekipin e tij ndaj Trepçës.

Fisniku në këtë përballje luajti me dyshifror të dyfishtë, duke shënuar 23 pikë, 13 kërcime dhe 4 asistime për ekipin e tij, që arriti fitore minimale ndaj Trepçës, 79-78.

Kjo është hera e parë këtë stinor që Rugova merr këtë çmim, derisa ekipi i tij ka shënuar fitoren e parë sezonale ndaj mitrovicasve në Superligë, pas dy humbjeve në pjesën vjeshtore të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga