Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PRIZRENI

Fitore ndaj Prizrenit, Rahoveci lider i Superligës!

TOPSPORTI / A.P

Fitore ndaj Prizrenit, Rahoveci lider i Superligës!


1 March, 2020 @20:52

Fundjava e Superligës së Kosovës në basketboll është mbyllur me fitoren e Rahovecit ndaj Prizrenit, fitore e cila e vendos Rahovecin në krye të Superligës.

“Vreshtarët” takimin e luajtur sonte në shtëpi e fituan me rezultat 88-66, takim në të cilin ata shënuan më shumë pike se kundërshtarin në secilin çerek (24-18, 24-10, 17-16, 23-22).

TABELA AKTUALE

Joshua McFolley me 20 pikë, 7 asistime e 4 kërcime ishte më i miri në fitoren e Rahovecit sonte, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Bardh Rexha (16) e Aron Nwankwo (15). Te prizrenasit sonte u veçua qendra therandase Urim Zenelaj, i cili pati 17 pikë, 15 kërcime e 2 asistime.

Me këtë fitore Rahoveci tashmë është lider i Superligës së Kosovës në basketboll. Humbja e Prishtinës nga Bashkimi këtë xhiro dhe fitorja e Rahovecit sonte kanë bërë që Rahoveci e Prishtina të kenë pikë të barabarta në tabelë, por falë rezultateve më të mira në përballjet direkte ndaj Prishtinës, Rahovecit i takon kreu.


 
Të gjitha lajmet nga