FLET DRILON HAJRIZI
Hajrizi shpreson që trofeu i Superkupës të jetë forcë shtytëse për kampionat
18 September, 2023 @12:04
Drilon Hajrizi ka qenë ndër më meritorët që Trepça fitoi Superkupën e Kosovës të dielën në Suharekë, ndërsa eliminoi Bashkimin dhe Prishtinën në rrugë për finale, ku mposhti edhe Pejën për të siguruar festën e madhe.
E Hajrizi, i cili shkriu atomin e fundit të tij në secilën ndeshje të mitrovicasve, i ka uruar bashkëlojtarëve trofeun, ndërsa shpreson që ky trofe të jetë forcë shtytëse për më tepër gjatë kampionatit.
“I uroj trofeun bashkëlojtarëve, kemi qenë bashkë gjatë gjithë turneut, kemi qenë të vëmendshëm, kemi punuar për të fituar. Shpresoj që kjo kupë do të na shërbejë si forcë shtyese për fillim të kampionatit.” - ka thënë ndër të tjera ai.