Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN TRAJNERI I RI

Phoenixi emëron Faruk Statovcin trajner

Phoenixi emëron Faruk Statovcin trajner


19 September, 2023 @14:47

Skuadra e Phoenixit që nisi stinorin me Gani Sejdiun, ndërsa ky i fundit u largua për arsye personale nga klubi, ka emëruar dje edhe zyrtarisht trajnerin e ri të ekipit.

Nga xhiroja e radhës, ekipin e Banjës së Pejës do ta drejtojë Faruk Statovci, ish-trajner i KEK-ut. Phoenix ka bërë të ditur se me Statovcin në krye e presin sfida emocionuese, ndërsa klubi i ka dëshiruar sukses në detyrë.

Phoenix ende nuk ka shënuar fitore këtë stinor në Ligën e Parë - Grupi A, ndërsa është i fundit në renditjen tabelare aty, me 2 pikë nga 4 ndeshje. Skuadra në xhiron e pestë do të pret lideren e ligës, Dinamo nga Ferizaji.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë