Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERJA E PANDALSHME

Drin Ymeri i pandalshëm me gola, Vjosa lidere perfekte

Drin Ymeri i pandalshëm me gola, Vjosa lidere perfekte


17 September, 2023 @23:55

Sulmuesi Drin Ymeri ka vazhduar me gola, ndërsa Vjosa ka vazhduar me fitore. Ekipi nga Shtimja që në stinorin e kaluar u inkuadrua në Ligën e Parë - Grupi B nga Liga e Dytë, tashmë ka rreshtuar edhe fitoren e katërt me radhë që prej fillimit të stinorit në Ligën e Parë - Grupi B.

Sot, viktimë e radhës për ekipin e drejtuar nga trajneri punëtor e me pak fjalë, Leotrim Krasniqi, ka qenë ekipi i Kikës, që është mposhtur në shtëpi nga Vjosa me golat e Ymerit, që s’po ndalet së shënuari: Kika 0-2 Vjosa [Drin Ymeri 25’, 75’].

Ish-sulmuesi i 2 Korrikut shënoi nga një gol për pjesëlojë, ndërsa ka çuar numrin e golave të tij në gjashtë me sot, në katër ndeshjet e para të stinorit. Pikërisht Ymeri, është edhe njeriu që ka shënuar në çdo ndeshje për Vjosën që prej fillimit të stinorit - një rekord ky i paparë në Ligë të Parë të Kosovës më parë.

TABELA AKTUALE

E Kika e Sadat Pajazitit, nuk ka arritur të bëj më shumë ndaj mysafirëve që kanë kapur formë të mirë dhe do të duhet të kërkojnë pikët në ndeshjet tjera. Kika me sot, mbetet me 3 pikë nga 4 ndeshjet e para të stinorit derisa regjistroi humbjen e tretë kampionale. Vjosa - lidere perfekte me 4 fitore nga 4 ndeshje, me vetëm një gol të pranuar deri tash dhe 12 pikë maksimale.

Xhiron që vjen, Vjosa pret 2 Korrikun, ndërsa Kika udhëton te Vllaznia.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë