Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI VAZHDON ME FITORE

Dinamo mposht edhe Trepçën, ruan kreun e tabelës

Dinamo mposht edhe Trepçën, ruan kreun e tabelës


17 September, 2023 @23:48

Dinamoja e Ferizajit, që këtë stinor erdhi nga Liga e Dytë në të parën dhe po garon në Ligën e Parë - Grupi A, vetëm falë shortit të tërhequr në FFK para fillimit të stinorit, po vazhdon dominimin në këtë ligë. Pas debutimit në Ligë të Parë me barazim, ekipi ferizajas ka radhitur fitoret dhe vazhdon të jetë lidere e Grupit A!

Skuadra ka arritur edhe të dielën një fitore të rëndësishme në rrugëtimin e tyre të bukur debutues në Ligën e Parë. Ata pas 2-0 në pjesë të parë kanë shënuar edhe njëherë për 3-0 në pjesë të dytë, ndërsa kah fundi i ndeshjes edhe pse rrezikuan me afrimin e mitrovicasve në 3-2, nuk humbën pikët e plota.

Dinamo

Me këtë fitore, Dinamoja nga katër xhirot e para ka 10 pikë dhe është lider i Ligës së Parë - Grupi A. Trepça në anën tjetër është e katërta në renditje me 6 pikë nga 4 ndeshje.

Xhiron që vjen, Dinamoja shkon te Phoenix, ndërsa Trepça pret Drenicën. TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë