Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIFOZËRIA SHKAKTON, KLUBI PAGUAN!

Vushtrria dënohet me 800 euro

Pamje nga arkivi

Vushtrria dënohet me 800 euro


7 September, 2023 @10:38

Skuadra e Vushtrrisë që është në krizë të rezultateve, tash ka pësuar edhe një dënim nga KD-ja, për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë nga tifozëria e tyre në ndeshjen Vushtrria-Ulpiana.

Ndërprerja në këtë ndeshje kishte ndodhur dy herë, ndërsa në fund fituan mysafirët. Referi më pas kishte zbrazur tribunën ku qëndronin tifozët e ekipit vendas. Kjo i ka kushtuar FC Vushtrrisë, 800 euro.

“KF ”Vushtrria ”. Në minuten e 25, tifozët e ekipit vendas, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ndeshja ishste ndërprer për disa minuta, ndërkaq pas shënimit të golit të dytë të mysafirëve, simpatizuesit vendas prap hudhin mjete piroteknike dhe shishe PVC në fushën e lojës, për çka referi kryesor është detyruar ta zbrazë tribunën ku ishin të vendosur simpatizuesit vendas. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vushtrria-Ulpiana. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 800 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).” - ka shkruar njoftimi te Vendimi i KD-së së FFK-së.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë