LIPJANASIT FITOJNË!
E dyta radhazi, Ulpiana thellë ndaj Kikës
3 September, 2023 @19:49
Ulpiana e drejtuar nga Emin Bajrami ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Kikës në Sami Kelmendi të Lipjanit, duke i mposhtur mysafirët me rezultat, Ulpiana 4-1 Kika [Auron Ademi 22’, Alket Bajrami 36’, Enis Stublla 40’pen., Lavdim Grainca 65’ - Musli Imeri 88’].
Dueli nisi shumë mirë për vendasit, që të përkrahur edhe nga publiku shënuan tre herë brenda pjesës së parë, ashtu që të hiqen dilemat për fituesin e ndeshjes. Pas kësaj, pjesa e dytë kaloi më e relaksuar në fushë, ku mysafirët s’arrinin të çanin mbrojtjen, derisa vendasit shënuan edhe njëherë për 4-0, para se krejt në fund Kika të shënonte golin e nderit.
Fitorja, bën që Ulpiana të ketë 6 pikë nga 3 ndeshjet e para sezonale, ndërsa xhiron e mbyllë në pozitë të pestë, derisa Kika e teta në renditje ka 3 pikë.
Në xhiron e katërt të Ligës së Parë - Grupi B, Kika pret Vjosën lidere ndërsa Ulpiana i shkon 2 Korrikut.
—
KIKA XI: Blendi Rahimi; Premton Isufi, Blerti Rashiti, Blendi Jakupi, Talisson Calvacante; Uvejs Bunjaku, Benet Spahiu, Gentian Binishi, Art Ramadani; Joelson Ferreira, Lirian Ferati (kap.). Trajner: Sadat Pajaziti.