SHKARKIMI I PARË NË LIGËN E PARË - GRUPI A
Edhe një ekip i Ligës së Parë, ndan rrugët me trajnerin
4 September, 2023 @10:00
Vetëm një xhiro pas Vushtrrisë që garon në Ligën e Parë - Grupi B, edhe një ekip i Ligës së Parë, por nga Grupi A, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin.
Derisa Vushtrria bëri të ditur se trajneri i tyre dha dorëheqje, Drenica sot ka bërë të ditur se pas rezultateve të dobëta në tri ndeshjet e para të stinorit të ri të Ligës së Parë, klubi ka mbajtur mbledhje dhe ka vendsour unanimisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi.
Kështu, Keçi që mori drejtimin e Drenicës së rënë nga Superliga pas humbjes së djeshme nga Dinamoja mbeti i lirë. Drenica ka arritur që në tri xhirot e para të ketë vetëm 1 pikë edhe është e parafundit në renditjen tabelare të Ligës së Parë - Grupi A.
“Pas rezultateve te dobëta në tri (3) ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll Bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për nderprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi.
Ne e falendërojmë trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe i deshirojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim.
Klubi do të angazhohet me gjithë potencialin dhe mundësitë që ka për të bërë zgjedhjet e duhura për t’iu kthyer rezultateve pozitive.
Ne nuk dorëzohemi!” - ka shkruar njoftimi i KF Drenicës lëshuar sot në mëngjes.