Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF I RËNDËSISHËM!

Suhareka ia shkakton humbjen e parë Trepçës

Suhareka ia shkakton humbjen e parë Trepçës


3 September, 2023 @19:59

Ekipi i Suharekës i drejtuar nga Granit Begolli ka arritur që t’ia shkaktojë humbjen e parë Trepçës së Emin Baliqit, duke e mposhtur dje në Mitrovicë me rezultat: Trepça 2-4 Suhareka [n.n. x2 - Fitim Susuri, Liridon Fetahaj, Mevlan Zeka, Burim Qorri].

Të gjitha golat, të gjashtat u shënuan në pjesë të dytë të ndeshjes, derisa pjesa e parë kishte përfunduar qetë, 0-0 dhe nuk pritej që në 45-minutëshin e dytë të kishte rebesh golash.

TABELA AKTUALE

E në pjesë të dytë ekipi mysafir u tregua më konkret para portës kundërshtare për të arritur te fitorja e dytë kampionale, derisa vendasit që kishin dy fitore nga dy ndeshjet e para të stinorit, pësuan për të parën herë në 2023/24.

Liridon Fetahaj

Ky rezultat bën që të dyja ekipet të kenë bilanc e pikë të njëjta, ndërsa dallimi i vetëm është te golat, për të cilën arsye edhe Suhareka është e dyta në renditje e Trepça e treta.

Në xhiron që vjen Suhareka pret Phoenixin, ndërsa Trepça i shkon lideres, Dinamo.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë