Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BANJË E PEJËS

Gani Sejdiu jep dorëheqje për arsye personale!

Gani Sejdiu jep dorëheqje për arsye personale!


6 September, 2023 @17:02

Ka dhënë dorëheqje edhe një trajner në Ligë të Parë, ndërsa kësaj radhe fjala është për mitrovicasin Gani Sejdiu, që drejtonte ekipin e Phoenixit të Banjës së Pejës.

FC Phoenix ka bërë të ditur se trajneri Sejdiu ka dhënë dorëheqje për arsye personale, ndërsa drejtuesit e klubit e pranuan dhe e falenderuan për punën e bërë deri tani.

Phoenix, që pas tri xhirosh nuk ka fituar ende asnjë ndeshje, por ka dy barazime e një humbje, ka bërë të ditur se shpejt do të angazhojë një trajner të ri në ekip, ndërsa në njoftimin e plotë të klubit ka shkruar:

Phoenix

“Sot më datën 06.09. 2023, pas një mbledhjeje të zhvilluar mes kryesisë dhe trajnerit të skuadrës, Gani Sejdiu, trajneri i njohur dhe i nderuar, vendosi të japë dorëheqje nga detyra e tij në klub. Gani Sejdiu është një emër i njohur në futbollin e Kosoves dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e klubit tonë gjatë ketyre mujave të fundit.
Trajneri Sejdiu e njoftoi dorëheqjen e tij për arsye personale dhe presidenti i klubit, së bashku me kryesinë, e pranuan me respekt dhe falënderim të thellë për kontributin e tij në zhvillimin e skuadrës së FC Phoenix.
Për tifozët e klubit, kryesin kjo është një ndryshim,por presidenti dhe kryesia janë të vendosur që të vazhdojnë garën me të njëjtën pasion dhe dëshirë për sukses. Ata do të bëjnë të ditur në ditët në vijim për emërimin e një trajneri të ri, i cili do të udhëheqë skuadrën në sfidat e ardhshme.”

Gani Sejdiu është trajneri i tretë që largohet nga detyra në Ligë të Parë. Pas javës së dytë kishte dhënë dorëheqje trajneri i Vushtrrisë, Tahir Ademi. Pas javës së tretë Drenica kishte ndarë rrugët me Sunaj Keçin, ndërsa Sejdiu bëhet i treti me radhë në Ligë të Parë dhe i dyti nga Grupi A, që nuk vazhdon pas vetëm tre xhirosh të stinorit të ri me klubin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë