Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KRYE TË TABELËS

Dinamo përmbys Drenicën dhe merr kreun e tabelës

Dinamo përmbys Drenicën dhe merr kreun e tabelës


3 September, 2023 @19:39

Skuadra e ardhur nga Liga e Dytë e Kosovës, Dinamo e Ferizajit ka arritur që të përmbys Drenicën në përballjen e luajtur sot, ashtu që me fitore të arritur në fund të ndeshjes të dalë në krye të renditjes tabelare në Ligën e Parë - Grupi A.

Dinamo 2-1 Drenica [Dren Gashi 38’, Florim Berisha 90’+3 pen. - Shkëlzen Lushtaku 30’pen.]

Pas epërsisë së marrë të Drenicës, përmes penalltisë së dhënë nga Shkëlzen Lushtaku, ka qenë Dren Gashi që ka barazuar për Dinamon për të shkuar ekipet në pushim 1-1.

TABELA AKTUALE

E në pjesë të dytë, kur pritej edhe fishkëllima e fundit e referit, një reagim i vonuar i mbrojtësit Lushtaku, bëri që Dinamoja të fitojë penallti, prej ku Florim Berisha shënoi bukur për fitore.

Fitorja bën që Dinamoja pas 3 ndeshjeve të ketë shtatë pikë dhe të jetë në vend të parë të Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa Drenica pa fitore ka vetëm një pikë dhe tashmë trajneri i tyre Sunaj Keçi duhet të rrezikojë gjithçka para xhiros së radhës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë