Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E RADHËS

Ferizaji përsëri fiton me penallti

Ferizaji përsëri fiton me penallti


2 September, 2023 @19:35

Edhe fitorja e dytë me radhë ka ardhur për Ferizajin në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B, njëjtë sikurse në xhiron e kaluar - duke shënuar penalltinë e fituar nga Filip Gligorov. Futbollisti verimaqedonas tashmë në dy xhiro po sjell fitore për ekipin e Ismet Munishit duke shënuar nga pika e bardhë, ndërsa ferizajasit që janë favorit për rikthim në Superligë nga ky grup i Ligës së Parë, duket të kenë hyrë në formë, pasi që po dominojnë me posedim.

Flamurtari 0-1 Ferizaji [Filip Gligorov 41’pen.] Gligorov realizoi nga 11-metërshi, pasi që më parë në mënyrë të parregullt u ndalë Betim Haxhimusa në zonë.

TABELA AKTUALE

Pas barazimit në fillim të stinorit, tashmë Ferizaji ka dy fitore radhazi dhe dalëngadalë po niset për të thënë fjalën kryesore në Grupin B të Ligës së Parë, ndërkaq Flamurtari që po drejtohet nga Liridon Leci edhe pse u mundua mjaft, nuk arriti te rezultati. Kjo ka qenë humbja e dytë e Flamurtarit me radhë, pas fitores në fillim të stinorit.

Pas 3 xhirosh, Ferizaji ka 7 pikë, ndërsa Flamurtari 3. Në xhiron që vjen, Ferizaji pret Prishtinën e Re, ndërsa Flamurtari Ramiz Sadikun.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë