Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E DYTA SI MYSAFIR!

Prishtina e Re mposht Vllazninë

Fotot: Prishtina e Re/ fb

Prishtina e Re mposht Vllazninë


2 September, 2023 @19:52

Fitorja e dytë e Prishtinës së Re ka ardhur ndaj Vllaznisë në Pozharan, ndërsa kjo është fitorja e dytë me radhë si mysafir e ekipit që në stinorin e kaluar siguroi Ligën e Parë - Grupi B nga Liga e Dytë.

TABELA AKTUALE

Ka qenë Donart Krasniqi që bëri dallimin në ndeshje, duke shënuar dy herë në pjesë të parë, kurse vendasit e drejtuar nga Erdin Hashani nuk kanë arritur të bëjnë më shumë, pos shënimit të golit të nderit kah fundi i ndeshjes.

Pas tre xhirosh të zhvilluara, Prishtina e Re ka 6 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet pa pikë. Në xhiron që vjen, Prishtina e Re udhëton te Ferizaji ndërsa Vllaznia shkon në Vushtrri.

Vllaznia 1-2 Prishtina e Re [*Daniel Tette 83’ - Donart Krasniqi 12’, 44’].

Prishtina e Re


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë