Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VERDHEKALTËRIT TRIUMFOJNË

2 Korriku fiton derbin lokal, merr kreun e tabelës

2 Korriku fiton derbin lokal, merr kreun e tabelës


1 September, 2023 @18:02

Ndeshja e parë e xhiros së tretë në Ligë të Parë — Grupi B, që u luajt në Prishtinë dhe ishte derbi lokal mes skuadrave të Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut, i takoi mysafirëve.

Fitorja e dytë sezonale bëri që 2 Korriku, së paku sonte, të qëndrojë në krye të renditjes tabelare aty, ndërsa ekipi i drejtuar nga Besim Ademi ka shënuar dy herë në pjesë të parë për fitore.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Ramiz Sadiku ka ulë epërsinë e mysafirëve, mirëpo nuk ka arritur të bëj më shumë dhe kështu ka regjistruar humbjen e dytë të stinorit.

Ramiz Sadiku 1-2 2 Korriku [Llugiqi 52’ - Agron Beqiri 29’, Ardit Gashi 45’+2 pen.].

Pas barazimit në xhiron e parë, 2 Korriku tash ka dy fitore radhazi dhe me 7 pikë në 3 ndeshje ka marrë kreun e Ligës së Parë - Grupi B. Në xhiron që vjen, 2 Korriku pret Ulpianën, ndërsa Ramiz Sadiku luan derbin tjetër lokal, me Flamurtarin.

2 Korriku

-

Viva Fresh Liga e Parë- Xhiro III

Ramiz Sadiku – 2 Korriku 1:2 (0:2)

Golashënues: Rigon Llugiqi 52’; Agron Beqiri 29’, Ardit Gashi (pen.) 45’+2’

Gjyqtarët e ndeshjes: Kujtim Krasniqi, Andi Krasniqi, Valmir Beqa, Qëndrim Vata

Gjyqtarët në VAR: Mentor Ajeti (VAR), Bajram Kabashi (AVAR)

Delegati i FFK-së: Blerim Vilanci

Vëzhguesi i referimit: Besfort Kosumi

Formacioni startues i Ramiz Sadikut: Ridon Llugiqi, Bind Maxhuni, Adonis Zeqiri (Albin Dermaku), Taulant Haliti, Ron Raqi, Rigon Llugiqi, Adonis Pervetica (Erduan Ibrahimi), Dren Zeqiri, Etrit Halimi (Rion Rushiti), Eurent Krasniqi (Marin Reka), Andi Bikliqi (Ardi Arifi). Kryetrajner: Alban Dragusha.

Formacioni startues i 2 Korrikut: Flamur Neziri, Riad Jashari, Abit Salihu, Agron Beqiri, Milot Hyseni, Andi Oruqi /kap./, Gneilepkan M. Camara, Edon Zeçiri (Redon Bejta), Enes Duraku (Ylli Prekopuca), Ardit Gashi, Shqiprim Kelmendi (Albert Stublla). Kryetrajner: Besim Ademi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë