Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË E RILINDJES 1974

Rilindja 1974 mposht Istogun, i fut në krizë rezultatesh!

Rilindja 1974 mposht Istogun, i fut në krizë rezultatesh!


2 September, 2023 @19:24

Rilindja 1974 ka arritur fitoren e parë në stinorin e ri të Ligës së Parë - Grupi A, duke e mposhtur Istogun bindshëm: Istogu 0-3 Rilindja 1974 [Granit Kelmendi 11’, David Andreë 42’, Lirigzon Xhinovci 73’].

Ekipi i Rilindjes 1974 që drejtohet nga Fisnik Gashi, që në stinorin e kaluar punoi te Istogu, si duket njihte mirë lojtarët e kundërshtarit dhe kështu shkoi te fitorja shpejt dhe në dukje lehtë, duke shënuar dy herë brenda pjesës së parë të lojës, e në pjesë të dytë vetëm vulosi fitoren.

TABELA AKTUALE

Istogu i drejtuar nga Ramush Gashi në anën tjetër si duket po vuan mungesën e sulmuesve të larguar, Granit Arifaj e Malsor Blakaj, duke qenë se edhe pas tre xhirosh pos tre humbjeve që ka regjistruar, ende nuk ka shënuar gol!

Rilindja 1974 pas tri xhirosh ka katër pikë, ndërsa Istogu zero. Në xhiron që vjen, Istogu udhëton te Vëllaznimi, ndërsa Rilindja 1974 pret Trepçën 89.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë