Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KIKA - RAMIZ SADIKU

5 gola në Kamenicë, Kika fiton

Foto: KF Kika / Facebook

5 gola në Kamenicë, Kika fiton


27 August, 2023 @18:40

Plot 5 gola dhuroi sot ndeshja mes Kikës dhe Ramiz Sadikut në Grupin B të Ligës së Parë.

Në fund, ndeshjen e fitoi 3-2 skuadra e Kikës.

TABELA AKTUALE

Lirian Ferati, Francisco Talison dhe Art Ramadani shënuan për Kikën sot, ndërkohë për mysafirët nga Prishtina shënuan Rion Rushiti (72’) dhe Etnik Bisllimi (80’).

Pas 2 ndeshjeve, që të dyja këto skuadra kanë nga 3 pikë.

Me fitore, ekipi i drejtuar nga Sadat Pajaziti merr tri pikët e para të stinorit dhe i gëzohet fitores së parë sezonale, ndërsa Ramiz Sadiku menjëherë pas fitores së parë, njoftohet edhe me humbjen e parë sezonale.

FT / / / Kika 3-2 Ramiz Sadiku [Lirian Ferati, Francisco Talison, Art Ramadani - Rion Rushiti 72’, Etnik Bislimi 80’]


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë