Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I KRYEQYTETIT!

Përforcimet i sjellin fitoren e parë 2 Korrikut

Foto: 2Korriku/ fb

Përforcimet i sjellin fitoren e parë 2 Korrikut


26 August, 2023 @20:51

2 Korriku i drejtuar nga Besim Ademi ka shënuar fitoren e parë të sezonit, duke e mposhtur rivalin lokal Flamurtari sot në Prishtinë.

Ekipi verdhekaltër është treguar më i saktë para portës kundërshtare në një ndeshje mjaft të luftuar, përkundër se moti i nxehtë vështirësonte gjithçka.

Pas pritjeve të Flamur Nezirit në fillim të ndeshjes në tentimet e Flamurtarit, vendasit u këndellën dhe në një periudhë treminutëshe shënuan dy herë me përforcimet e kësaj vere për të siguruar fitoren!

Edhe pse Flamurtari shpejt uli epërsinë, deri në fund nuk arriti të bëj më shumë dhe kështu doli kokulur nga stadiumi i 2 Korrikut.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore, sot ka çuar 2 Korrikun në krye të renditjes tabelare në Ligën e Parë - Grupi B, ndërsa Flamurtari ka pësuar humbjen e parë të stinorit.

Në xhiron e radhës, 2 Korriku luan derbin tjetër lokal, ndaj Ramiz Sadikut, ndërsa Flamurtari pret Ferizajin.

-
Viva Fresh Liga e Parë- Xhiro I

2 Korriku – Flamurtari 2:1 (2:1)

Golashënues: Ardit Gashi 33’, Edon Zeçiri 36’; Sato Kazutaka 42’

Gjyqtarët e ndeshjes: Granit Pacolli, Valon Mustafa, Besart Osmani

Delegati i FFK-së: Dervish Haxhijaj

Vëzhguesi i referimit: Driton Preniqi

Formacioni startues i 2 Korrikut: Flamur Neziri, Riad Jashari (Albion Murturi 89’), Abit Salihu, Agron Beqiri, Milot Hyseni, Andi Oruqi /kap./, Ylli Prekopuca (Shqiprim Kelmendi 46’), Edon Zeçiri (Redon Bejta 66’), Enes Duraku (Albert Stublla 76’), Ardit Gashi, Gneilpekan M. Camara. Kryetrajner: Besim Ademi.

Formacioni startues i Flamurtarit: Andi Thaçi, Nderim Jashari (Getuar Leci 46’), Veton Kabashi, Leotrim Kadriu, Flamur Gashi, Flamur Gashi, Korab Hasanaj /kap./, Arber Mustafa, Ilir Pollomi (Swelihle Kabelo Sigudla 83’), Çlirim Berisha (Elvis Ahmeti 46’), Sato Kazutaka (Shpresim Prestreshi 67’), Joshua Wisdom (Lirjon Latifi 67’). Kryetrajner: Liridon Leci.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë