Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VRESHTARËT FITOJNË

Jetmir Kacoli i sjell tre pikët e para Rahovecit

Jetmir Kacoli i sjell tre pikët e para Rahovecit


26 August, 2023 @20:17

Në një ndeshje të luftuar, Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat minimal, por të mjaftueshëm për të fituar tre pikët e para të stinorit, duke e mposhtur Istogun në Jahja Danuza, 1-0 [Jetmir Kacoli 20’].

Ka qenë mesfushori Kacoli që ka shënuar në minutën e njëzetë të ndeshjes, ndërsa kjo i ka mjaftuar Rahovecit të drejtuar nga Granit Dervisholli të arkëtojë tre pikët e para sezonale, pas barazimit në xhiron e parë.

TABELA AKTUALE

Istogu në anën tjetër i drejtuar nga Ramush Gashi është në fund të renditjes tabelare, pa pikë të fituar ende dhe me dy humbje të regjistruara nga dy ndeshjet e para.

Derisa Rahoveci do të jetë mysafir i Trepçës’89 në xhiron e radhës, Istogu do të provojë të fitojë pikët e para të stinorit ndaj Rilindjes 1974 në xhiron e tretë të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë